Qysh Me - Qysh me ndryshu e-mail adresën e Apple ID? 
Kyçu

Qysh me ndryshu e-mail adresën e Apple ID?

Arbona Draga Arbona Draga | Apple | 21 August 2017 | 18:38

Apple ID nevojitet për tu qasur në shërbimet e Apple dhe për të shfrytëzuar funksione si iCloud.

Shumë përdorues e kanë krijuar llogarinë vite më parë për të shkarkuar vetëm aplikacione.

Por, sot apple ID ka më shumë rëndësi, dhe për ta ndryshuar emailin duhet të ndiqni këto hapa:

Hapi i parë është që të bëni logout nga qdo shërbim Apple në të gjitha pajisjet tuaja.

Pasi të keni bërë logoutduhet të lidheni në faqen Apple ID dhe klikoni lartë majtas për ta modifikuar email adresëm.

Pasi të keni konfirmuar do të ju vij një email me kod konfirmimi.

Pas kësaj, do të mund ta përdorni email adresën e re në shërbimet e Apple.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme