Ajvar me Speca, Patëllxhanë, e Karrota

Ajvar me Speca, Patëllxhanë, e Karrota - receta gatimi

Perberesit:

  • 16 kg speca te kuq,
  • 3 kg patellxhan,
  • 3 kg karrota,
  • 8-9 dcl vaj, kripe

Gatimi:

Lahen specat, priten pergjysme, pastrohen nga farat, pervelohen me uje vale dhe kullohen. Patellxhanet lahen, qerohen, priten ne disa pjese dhe vlohen pak ne uje te njelmet. Gjithashtu edhe karotat pastrohen, priten ne copa dhe zihen pak ne uje te njelmet. Pasi te kullohen mire, perimet bluhen ne makine mishi. Ne tenxhere ku do te zihet ajvari, nxehet gjysme litre vaj. Ne te hidhet masa e perimeve te bluara. Ajvari zihet 2 ore, duke e perzier kohe pas kohe. Pas 2 oresh, shtohen edhe 3-4 decilitra vaj, kripe sipas shijes dhe vazhdon zierja edhe 20-30 minuta. Kavanozat e lare sterilizohen ne furre dhe mbushen me ajvar te nxehte. Mbyllen me celofon te dyfishuar, mbulohen me plaf dhe pas 24 oresh vendosen ne vend te fresket.

Tranguj Turshi

Lakër Turshi