5 dobitë befasuese të hudhrës

Hudhra do ta pasurojë shijen e secilës gjellë dhe ky është një fakt i pashmangshëm, dëshiruat ju apo jo. Nga ana tjetër, njëherësh është një lloj perime që do t’ju ndihmojë të dukeni më të bukur dhe të jeni më të shëndetshëm. Kuptoni pesë dobitë shëndetësore të hudhrës.

Hudhra për rritjen e flokëve

Hudhra mund ta parandalojë problemin e rënies së flokëve, së pari shkaku i nivelit të lartë të substancës alicinë që përmban, substancës së squfurit që e posedon, ngjashëm sikurse edhe qepa e kuqe, e cila në mënyrë efikase zgjedh problemin e humbjes së flokëve. Dobinë më të madhe do ta keni nëse hudhrën e copëtuar e vendosni në flokë. Po ashtu, mund të përgatisni edhe maskë prej hudhrës dhe vajit të ullirit dhe ta vendosni në flokë.

Hudhra pastron aknet

Hudhra ndoshta nuk është njëri ndër përbërësit kryesorë kundër akneve, por është ilaç fantastik për largimin e këtyre njollave të tmerrshme. Antioksiduesit e tij eliminojnë bakteret. Vendoseni thelbin e bluar të qepës në hapësirat problematike disa herë brenda ditës dhe shumë shpejt do t’i vëreni përmirësimet.

Parandalon ftohjen, por edhe më shpejt e shëron

Shkaku i shumë antioksiduesve që i posedon hudhra, edhe sistemi juaj imun mund të ketë dobi, nëse atë e shtoni në ushqimin tuaj të përditshëm. Nëse ftoheni, çaji nga hudhra mund t’ju ndihmojë që të shëroheni më shpejt: në ujin e vluar shtoni hudhrën e copëtuar, e përzieni dhe më pas e pini. Shtoni pak mjaltë apo xhenxhefil, në mënyrë që ta përmirësoni shijen.

Shëron shputat e atleteve

Marrë parasysh se hudhra posedon edhe përbërës kundër kërpudhave, mund të jetë efektiv edhe në shërimin e shputave të atleteve. Shputat t’i zhytni në banjën me ujë të vakët me copëza të copëtuara të hudhrës.

Hudhra ndihmon edhe shërimin e urdhjes

Copëtojeni hudhrën imët dhe e vendosni në vendin ku ndieni dhimbje. E largoni pas dhjetë minutave dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë. Procesin ta përsëritni pesë here gjatë ditës, e urdhja pas 12 orëve do të zhduket, sikur ta largoni “me dorë”. Nëse bëhet fjalë për infeksion më të madh, të njëjtën procedure duhet ta bëni edhe ditën në vijim.